Renato Sançez nuk fshihet: Më mirë te Milani, se te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2017 | 19:37

Renato Sançez nuk fshihet: Më mirë te Milani, se te Bajerni

Renato Sançez mund të jetë goditja e radhës e Milanit dhe kjo është ajo që dëshiron edhe vetë mesfushori portugez. Në një intervistë të lëshuar për mediat gjermane, Sançez ka pranuar se e tërheq ideja të luajë në skuadrën italiane, ku do të aktivizohej më rregullisht sesa po ndodh te Bajern Mynih.

Renato sances bajern

“Nuk jam i lumtur me vitin tim të parë në Gjermani. Do të më pëlqente të luaja më shumë, ndaj do të dëshiroja të ndërroja skuadër dhe të gjeja një kontekst që më lejon të shprehem me më shumë vazhdimësi. Milani është një opsion interesant.

Nëse do të ekzistonte mundësia që klubet të gjenin një akord, do ta merrja në konsideratë. Tani jam në turne me Bajernin, por do të kthehemi shpejt në Mynih dhe shpresoj që të gjendet zgjidhja më e duhur për situatën time.

sancez

Jam i ri, do të dëshiroja të luaja më shumë. Me siguri, mundësitë që do të kisha te Milani janë më të mëdha sesa ato që kam tani në Gjermani”, u shpreh Sançez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"