Reinier mes lotësh: Kam idhull Kakanë, te Reali jap jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:27

Reinier mes lotësh: Kam idhull Kakanë, te Reali jap jetën

Reinier Hezus Karvalho është prezan tuar ditën e djeshme si lojtari më i ri i Realit të Madridit. Talenti brazilian u përlot përpara mediave dhe tha se në fëmijëri ka kaluar shumë vështirësi për të arritur këtu ku është sot. Reinier tregoi se idhulli i tij është Kaka dhe se do të japë jetën për fanellën e Realit të Madridit.reinier-750x375

DITA E PARË – “Është ëndrra ime dhe e familjes. Jam shumë i lumtur që e kam bërë realitet atë”.

BRAZILIANËT – “Vinicius dhe Rodrigo janë lojtarë të mëdhenj dhe të shkëlqyer. Dje isha në shtëpinë e Viniciusit, i cili është një mik imi. Jam i përgatitur për këtë sfidë të bukur në karrierë dhe dua të përfitoj nga shanset që do të më japë trajneri për të ardhmen”.

ARRITJA – “Jam i lumtur për mënyrën se si më ka pritur klubi dhe trajneri. Po mësohem pak nga pak dhe jam i sigurt që gjithçka këtu do të shkojë mirë”.

RAUL – “Më uroi fat dhe jam shumë i kënaqur me të. Dua thjesht të luaj te Reali dhe do të bëj gjithçka për këtë. Do të jap jetën për këtë klub”.

IDHUJT – “Do të luaj me lojtarë të mëdhenj të futbollit, ata janë më të mirët. Kam shumë dëshirë për t’u aktivizuar këtu”.

KONTRATA – “Ishte një emocion i jashtëzakonshëm kur e firmosa kontratën. Kur im atë më tha se më kërkonte Reali, isha në Botërorin e klubeve. Nuk po rrija dot dhe vrapoja nga gëzimi. Nisa që të qaja”.REINIER

REALI – “E kam parë Realin e Madridit të Kristianos dhe shihja videot e tij. Kjo gjë më bëri të dashurohesha marrëzisht me këtë klub. Jam këtu falë familjes sime”.

STILI – “Kaka është një nga idhujt e mi. Kam karakteristika si ai në fushën e lojës. Kaka foli me mua dhe më uroi fat. Do të jap më të mirën time, pak rëndësi ka roli në fushën e lojës”.

VËSHTIRËSITË – “Në këtë prezantim, teksa flisja, më kujtoheshin të gjitha vështirësitë që kam kaluar në fëmijëri. Qëndrova shumë kohë vetëm në Rio me nënën time, por pa motrat. Isha në kërkim të ëndrrës. Nuk mund të vazhdoj të flas më nga emocionet…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"