Realizoi ndaj Sherifit, flet De Vraj: Të mendojmë menjëherë për Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 14:14

Realizoi ndaj Sherifit, flet De Vraj: Të mendojmë menjëherë për Juventusin

Stefan de Vraj ka arritur të gjejë golin dhe për këtë ka falënderuar asistuesin Dumfris.

DE VRAJ 3

“E falënderova sepse ishte një moment shumë i rëndësishëm i ndeshjes, por për fat të mirë kemi edhe shumë ekzekutues të mirë të goditjeve standarde”, tha holandezi që për rëndësinë e sfidës u shpreh:

“Ishte si një finale për ne dhe jemi të lumtur të gjithë, por do t’i gëzohemi kësaj dhe do të mendojmë për Juven”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"