Reali i Madridit vazhdon të pasurohet, ja sa do të përfitojë klubi spanjoll në vit pas kontratës së re me sponsorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 20:58

Reali i Madridit vazhdon të pasurohet, ja sa do të përfitojë klubi spanjoll në vit pas kontratës së re me sponsorin

Reali i Madridit është padyshim një nga klubet më të pasur në botë, me spanjollët që vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha, jo vetëm nga suksesi i tyre në historinë e futbollit, por edhe nga partneritet me sponsorë të ndryshëm.

REAL MADRID

Së fundmi klubi spanjoll ka rinovuar me “Fly Emirates” deri në vitin 2026, me sponsorin kryesor të “Galaktikëve” që do t’i sjellë akoma dhe më shumë para në arkat e klubit.

Bëhet fjalë për 80 milionë euro në vit të përfituara nga partneriteti i ri me kompaninë e fluturimeve nga Lindja e Mesme, e cila pritet t’i sjellë në total klubit spanjoll plot 320 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"