Reali i Madridit humbje poshtëruese, Girona i kthen rezultatin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 18:06

Reali i Madridit humbje poshtëruese, Girona i kthen rezultatin (VIDEO)

Në ndeshjen e javës së 10-të, Reali i Madridit ka pësuar një humbje poshtëruese, nga Girona, e ngjitur këtë vit në La Liga. Madrilenët kaluan në avantazh me Iskon, në minutën e 12-të, dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre.

reali

Në fillimin e të dytës, dy gola të shpejtë të vendasve, me Stuanin dhe Portu, kthyen rezultatin në favor të Gironas. Pas kësaj humbje, Reali mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 20 pikë, 8 larg Barcelonës dhe 4 larg Valencias. Ndërsa Girona ngjitet në vendin e 11-të, në kuotën e 12 pikëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"