Reali i “fiksuar” pas talentit të Dortmundit, ofron 60 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 11:02

Reali i “fiksuar” pas talentit të Dortmundit, ofron 60 milionë euro

Skuadra spanjolle e Realit të Madridit është në kërkim të lojtarëve të rinj me potencial të madh, për të qenë e ardhmja e tyre. Një prej synimeve më të reja të madrilenëve, është edhe mesfushori 19-vjeçar i skuadrës gjermane të Dortmundit, Kristian Pulisiç.

pulisic

Sipas mediave gjermane, Pulisiç ka qenë vazhdimisht një prej synimeve kryesore për Realin. Por edhe vetë babai i yllit amerikan deklaroi gjatë muajit të kaluar se, i biri, Kristian, ka plane të mëdha për të ardhmen duke thënë: “Kristian ka plane të mëdha në të ardhmen, te Barça ose Reali”.

Pulisic

Megjithatë, mesfushori shkatërrues, Kristian Pulisiç, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 me skuadrën e Borusias së Dortmundit, ndaj një largim i afërt, nuk është tepër i mundshëm. Gjatë një interviste, mesfushori me origjinë amerikane ka deklaruar se është ende i lumtur në skuadrën e Dortmundit duke thënë se:

Pulisic dhe Modric

“Jam i lumtur që jam pjesë e një skuadre si Dortmundi.” Sipas burimeve, spanjollët e Realit të Madridit pritet edhe t’i kenë bërë një ofertë verdhezinjve të Dortmundit për kartonin e Pulisiçit, për 60 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"