Reali gjen “kartën” e duhur për Eriksenin, madrilenët gati t’ia rrëmbejnë lojtarin Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:20

Reali gjen “kartën” e duhur për Eriksenin, madrilenët gati t’ia rrëmbejnë lojtarin Juves

Reali duket se është fiksuar me danezin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Madrilenët e kanë gati planin që të marrin me vete në Spanjë lojtarin, duke ia hequr nga duart Juventusit.

kristian eriksen

Siç raporton “fichajes.com”, Reali do të përdorë kartën e Lukas Vaskez për të marrë shërbimet e Eriksenit.

Lucas.Vazquez.Real.Madrid.esultanza.2018.750x450

Ende pa u futur në periudhën e merkatos, lojtari është në qendër të vëmendjes, me Realin dhe Juven, që janë gati ta rrëmbejnë.

Nuk dihet se ku do të përfundojë Eriksen, por sipas mediave angleze, dëshira e tij është të mos dalë jashtë Britanisë.

27-vjeçari këtë sezon luan ka luajtur plot 11 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar një asist.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"