Reali bllokoi Martinezin dhe Tiagon, ja pse Bajernit i mungoi zhdërvjelltësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2018 | 17:18

Reali bllokoi Martinezin dhe Tiagon, ja pse Bajernit i mungoi zhdërvjelltësia

Reali vazhdon t’i shkaktojë vuajtje Bajernit në Champions. Fitorja 2-1 në Mynih në gjysmëfinalen e vajtjes së Ligës së Kampioneve ishte humbja e tretë në shtë- pi në katër vitet e fundit për gjermanët, të gjitha përballë Realit.

DIKTON HAMES – Kur u shpallën formacionet dhe Hames ishte titullar, ishte e qartë që vëmendja do të ishte tek ai. Njeriu që shkëlqeu në Botërorin e 2014-ës kishte një arsye më shumë për të provuar diçka kundër ish-klubit të tij që e ka huazuar në Mynih. Hames ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Bajernin. Ishte pikërisht asisti i tij që nxori në pozicion shënimi Kimishin. Pavar- ësisht se kolumbiani është një mesfushor me tipare sulmuese, i spostuar në rolin e numrit 6 nga Hejnkes, ai shkëlqeu përsëri dhe i ofroi ritëm dhe energji repartit gjatë gjithë ndeshjes.

bajern real

MBROJTJA E REALIT GJATË PJESËS SË PARË

Reali u mbrojt shumë mirë në pjesën e parë dhe e mbajti Bajernin thellë në gjysmëfushën e tij. Mesfushorët e spanjollëve bllokuan Havi Martinezin dhe Tiagon, duke e detyruar Bajernin që të gjejë një tjetër alternativë për ta nxjerrë topin nga mbrojtja. Por fatkeqësisht Bajerni nuk gjeti një mënyrë. Lëvizjet dhe vendimmarrjet e tyre ishin shumë të ngadalta dhe të pavendosura. Dhe kur patën guximin për të avancuar, ishin shpesh të pasaktë. Pasimi i Bajernit ishte në tërësi dembel dhe i papërqendruar, duke bërë për një kohë të gjatë qarkullim joefikas të topit. Por pavarësisht se gjermanët u përmirësuan në pjesën e dytë, një pasim i tyre i gabuar solli edhe golin e dytë të Realit (Rafinja i dorëzoi topit Asensios, i cili shpërtheu përpara dhe mori sërish topin nga Vazkez, përpara se të mposhte Ulraishin).

MARSELO DHE NAVAS SHLYEJNË GABIMET

Pjesa e parë nuk nisi shumë mirë për Marselon dhe portierin Kejlor Navas. Mbrojtësi brazilian u kap në befasi, shumë lart në fushë, te goli i parë i Bajernit në kundërsulm, gjatë së cilit Kimish shpërtheu në të djathtë dhe shënoi golin e parë. Navas duhet të kishte bërë më mirë gjithashtu, por portieri kostarikan mendoi se Kimish do të krosonte, ndërsa ai provoi goditjen. Por që të dy, ata arritën t’i shlyejnë gabimet. Marselo lëshoi një bombë të vërtetë në fund të pjesës së parë që barazoi rezultatin, ndërsa Navas bëri disa pritje shpëtimtare, veçanërisht në pjesën e dytë dhe më kryesorja ajo ndaj Riberisë.

gjakf

FINALIZIMI – Këtu është një tjetër diferencë mes skuadrave. Zor se një skuadër ka prodhuar më shumë raste se gjermanët në një gjysmëfinale Champions-i, por ata dështuan që të finalizojnë, pikërisht atë që bënë miqtë në ato dy raste që patën. Nëse do të fitosh Champions-in, nuk mund të shpërdorosh kaq shumë.

KONKLUZIONET – E pavarësisht zhgënjimit për rezultatin, Bajerni ishte skuadra më e mirë në fushë. Ata dominuan dhe krijuan më shumë raste se kundërshtari. Nëse do të prodhojnë përsëri kaq shumë të martën në Madrid, atëherë mund të themi me siguri se do ta kenë një shans për të avancuar në finale. Juventusi tregoi se kampionët e Europës janë të cenueshëm në shtëpi. Hejnkes duhet t’i bindë djemtë e tij që kësaj radhe topin ta dërgojnë në rrjetë, që edhe ai të mos e ketë ndeshjen e fundit në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"