Reagon FSHF: Vila dhe Partizani t’u drejtohen organeve hetimore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 23:21

Reagon FSHF: Vila dhe Partizani t’u drejtohen organeve hetimore

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për video-skandalin e bërë publik në ditët e fundit dhe institucioni e futbollit fillimisht ka sqaruar se menaxheri Drini Çaushi nuk ishte pjesë e strukturave të klubit të Kukësit.

drini vila shty anej

Në reagimin e FSHF-së, u bëhet thirrje si futbollistit Vila, ashtu edhe klubit të Partizanit, që të denonconte këtë rast në organet hetimore përkatës.

reagimi

Reagimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila.

Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkërisht duhet të kontribuojmë në eliminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t’i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëhershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"