Rashica ngre lart flamurin e Kosovës: Një titull kampion i vështirë, nuk ka gola më të bukur se trofeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 10:20

Rashica ngre lart flamurin e Kosovës: Një titull kampion i vështirë, nuk ka gola më të bukur se trofeu

Milot Rashica arriti të fitonte titullin kampion në Turqi me Gallatasarajn, në një sezon ku ka bërë paraqitje fantastike duke shënuar edhe duke asistuar.

rashica

Në ndeshjen e fundit ndaj Ankaraguçu, Rashica ndihmoi me asist Ikardin në golin e parë të ndeshjes. Pas takimit, ai ka folur edhe për mediat, teksa i mbuluar me flamurin e Kosovës, festoi së bashku me shokët.

“Ishte një sezon i vështirë. E nisëm mirë dhe e përfunduam mirë. Po të shohësh të gjithë sezonin, kemi luajtur ndeshje shumë të vështira. U bëmë kampion më në fund. Kemi shënuar, nuk ka rëndësi se kush. Të gjithë golat janë të bukur dhe këto gola na sollën edhe trofeun. Nuk ka më bukur se kaq”, u shpreh Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"