Ranieri mund të rikthehet në stol, mediat e çojnë në drejtimin e një kombëtareje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 12:55

Ranieri mund të rikthehet në stol, mediat e çojnë në drejtimin e një kombëtareje

Klaudio Ranieri mund të rikthehet në stol. Pas shumë eksperiencave, italiani tashmë ka një ofertë nga Meksika. Mediat vendase raportojnë se ai mund të jetë trajneri i ri i kombëtares.

Ranieri goodbye

67-vjeçari ka lënë pas eksperiencën me Nantesin, që nuk ishte aq e suksesshme sa pritej, megjithëse nisi me bujë dhe në rrugë të mbarë. Kujtojmë se Ranieri është i “përjetësuar” nga tifozët e Leister Sitit, kur fitoi Premier Ligën me ta. Më parë tekniku ka drejtuar edhe Interin, Romën, Juventusin dhe Çelsin. Kjo mund të jetë hera e dytë për të në një kombëtare, pasi në 2014 ka qenë trajner i Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"