Rama “driblon” sërish kampionatin, kryeministri komunikon masat lehtësuese për qytetarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 20:27

Rama “driblon” sërish kampionatin, kryeministri komunikon masat lehtësuese për qytetarët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sërish nuk dha asnjë vendim përfundimtar për rinisjen e aktiviteteve sportive, duke përfshirë dhe kampionatin shqiptar.
rama komunikimi
Në një komunikim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se të gjitha aktivitetet në hapësira të mbyllura nuk do të lejohen, ç’ka lë të kuptohet se qeveria ende nuk ka miratuar rinisjen e përgatitjeve të skuadrave shqiptare për vazhdimin deri në fund të sezonit.

“Nga e hëna përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur.

Pra, hiq transportin publik, për të cilën do të flas edhe më pas pse është një problem shumë i madh në këto kushte dhe pse me të drejtë shumë kush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik, por duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk e hapur transportin publik ende.

Pra, hiq transportin publik, baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive, teatro, kinema dhe klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, u shpreh kryeministri Rama në komunikimin e fundit “online” për publikun.
Mbledhja ne FSHF presidentet e Superiores
Kujtojmë që FSHF-ja në rakordim me klubet vendosi që sezoni 2019-2020 për Kategorinë Superiore të rinisë më 3 qershor. Në Asamblenë e fundit të Përgjithshme, presidenti i FSHF-së Duka ironizoi kryeministrin Rama për “bashkëpunimin në mosdhënien e ndihmës financiare për lojtarët dhe për mosmiratimin e vazhdimit të sezonit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"