Rakitiç një “kafshë”, përpara ndeshjes me Anglinë kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 22:22

Rakitiç një “kafshë”, përpara ndeshjes me Anglinë kishte…

Kroacia arriti të kalojë në finale pasi mori jë fitore të merituar(2-1) pas 120 minuta lojë përballë Anglisë. Por një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kroacisë, Ivan Rakitic nuk ka qenë në gjendje optimale për ndeshjen ndaj “tre luanëve”.

cicici-650x358

“Isha i shtrirë në shtrat duke u përpjekur t’i mblidhja forcat për të mos e humbur këtë takim”, rrëfen Rakitic, që një natë para ndeshjes në trupin e tij kishte temperaturë 39 gradë, ndërsa në ditët e fundit shkaku i këtij shëndeti kishte humbur katër kilogramë. Teknologjia dëshmoi se në ndeshjen kundër Anglisë, Rakitic vrapoi 14 kilometra, duke luajtur për 120 minuta. Një statistikë e çmendur kur merret parasysh gjendja e tij shëndetësore para këtij dueli.

“Do të luaja finalen edhe pa këmbë nëse do të ishte e nevojshme”, ka deklaruar Rakitic, duke motivuar veten para ndeshjes me Francën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"