Rajo Vajekano, ftesë Partizanit për Bardhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 8:41

Rajo Vajekano, ftesë Partizanit për Bardhin

Jurgen Bardhi shikohet si produkti më i fundit i Akademisë “Partizani”, i cili mund të bëjë karrierë edhe jashtë vendit. 18-vjeçari shikohet si një element i perspektivës dhe prej kohësh ka nisur të shtohet interesimi për mesfushorin e të kuqve.bardhi Burime pranë klubit bëjnë me dije se për Bardhin ka interesim edhe nga Spanja. Mësohet se Rajo Vajekano, e cila mban vendin e parafundit në La Liga, i ka bërë një ftesë zyrtare Partizanit, ku kërkon që Jurgen Bardhi të testohet për një periudhë dyjavore pranë klubit spanjoll.

Mesfushori konsiderohet si pika e dobët e presidentit Gaz Demi, i cili nuk do të bëhet pengesë për realizimin e kësaj prove të lojtarit te Rajo Vajekano. Edhe më herët ka pasur kërkesa për prova nga klube të ndryshme, por lojtari ka vijuar paraqitjen e tij me të kuqtë dhe ekipet kombëtare të moshave.

Partizani mund të përfitojë nga ndonjë transferim i mundshëm i Jurgen Bardhit, i cili sapo mbushi 18 vjeç nënshtroi një kontratë pesëvjeçare me kryeqytetasit.

Tani mbetet për të parë se në çfarë periudhe do të kryhet prova e Bardhit te Vajekano, pasi për një periudhë 10-ditore, 21-31 janar, do të marrë pjesë me ekipin kombëtar U-21 në turneun miqësor që Shpresa e trajnerit Redi Jupi do të zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Por nga lajmet e merkatos mësohet se përveç spanjollëve të Rajo Vajekanos, interes për mesfushorin e Partizanit ka edhe nga klube të tjera europiane. Gjatë turneut të Kombëtares U-21, mësohet se Bardhi do të ndiqet edhe nga skautë të disa klubeve turke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"