Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 23:30

Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

Plot katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e nesërme, për dëgjuesit e tyre.

tribuna medias arena kombetare

Është gazeta franceze “L’Equipe”, që shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

francezet

Përveç kostove tradicionale për instalimin dhe përdorimin e linjave, nga ana e FSHF siç duket ka ardhur edhe një kërkesë për një kosto tjetër, që për francezët nuk ishte e justifikueshme, dhe nuk ishte aspak në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Federata Franceze e Futbollit, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis, por pa një marrëveshje në fund.

22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"