RACIZMI/ Açerbi rrezikon dhjetë javë, raporti i arbitrit është vendimtar për mbrojtësin e Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 10:54

RACIZMI/ Açerbi rrezikon dhjetë javë, raporti i arbitrit është vendimtar për mbrojtësin e Interin

Retë e zeza kanë rënë mbi të ardhmen e afërt të Françesko Açerbit. Vendimi i FIGC për të mos e marrë atë në Amerikë për ndeshjet miqësore të Italisë nuk ishte lajmi më i keq për mbrojtësin e Interit.

acerbi

 

Shpërthimi i Huan Zhezus hapi efektivisht përplasjen mes dy lojtarëve, pasi situata dukej se ishte zgjidhur në fushë. Kështu që tani gjërat po shkojnë shumë keq për Açerbin. Sepse rreziku është ai i skualifikimit për aq kohë sa sezoni i tij tashmë mund të konsiderohet i përfunduar.

Sanksionet e parashikuara për vepra raciste flasin për të paktën dhjetë ditë skualifikim. Tani do t’i mbetet gjyqtarit sportiv që të zgjidhë një çështje shumë delikate në të cilën raporti i arbitrit mund të luajë një rol vendimtar duke qenë se palët, Açerbi dhe Zhezus, thonë të vërtetën e kundërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"