Quajti Erdoganin “Hitleri i shekullit tonë”, ylli turk i NBA bëhet shtetas amerikan dhe merr mbiemrin e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 19:59

Quajti Erdoganin “Hitleri i shekullit tonë”, ylli turk i NBA bëhet shtetas amerikan dhe merr mbiemrin e veçantë

Të gjithë e njohin Enes Kanter si një yll të NBA, por sidomos për aktivizimin e tij ndër vite kundër presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Por që nga dita e nesërme, 29-vjeçari do të mbajë një mbiemër tjetër, pasi më në fund ka siguruar nënshtetësinë amerikane.

ddddddd

Lojtari i Boston Sëlltiks, ka bërë bujë në këto vite sidomos me angazhimet e tij politike dhe me ngjarjet jashtë parketit. Akuzat kundër Erdogan, të cilin e ka etiketuar si “Hitleri i shekullit tonë”, e bënë atë një kundërshtar të qeverisë turke dhe në vitin 2019 u lëshua edhe një mandat arresti për të, duke e akuzuar për lidhje me organizata terroriste.

Kanter që nga dita e hënë, do të betohet si shtetas i ri i SHBA-ve dhe ka vendosur që në dokumentin e ri që do të mbajë, nuk do të jetë më i njëjti. Emri i tij tani e tutje do të jetë Enes Kanter Freedom. Freedom në anglisht do të thotë liri, një mesazh i qartë i turkut që bëhet gati të fillojë një jetë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"