Qeveria mbylli kampionatin e njohur në Europë, dy senatorët kritika Ministres së Sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 17:36

Qeveria mbylli kampionatin e njohur në Europë, dy senatorët kritika Ministres së Sportit

Zërat kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur para kohe kampionatin në Francë kanë arritur dhe në Senatin francez.
1200px-Ligue_1_Logo.svg
Dy senatorët Klod Kern dhe Mishel Savin i kërkuan llogari Ministres së Sportit Roksana Marasinenu se përse nuk ndoqën shembujt e shteteve të tjera europiane për rinisjen dhe vazhdimin deri në fund të kampionatit francez.

“Do të dëshironim të dinim, zonja ministre, arsyet që ju shtynë të merrnit vendimin për ndalimin e kompeticioneve. Përse morët një vendim të tillë kaq shpejt dhe pa shkëmbyer mendime me palët?”, u shprehën dy senatorët Kern dhe Savin.
psg-dortmund-110320q
Kujtojmë që me mbylljen e kampionatit nga qeveria, PSG-ja u shpall kampione e sezonit 2019-2020, por disa klube kanë dalë kundër këtij vendimi të qeverisë pasi disa humbën të drejtën për të luajtur në kompeticionet europiane, kurse disa të tjerë nuk do të mund të luajnë në Ligën 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"