“Qëndroni aktivë”, CR7 në karantinë duke bërë atë që di të bëjë më së miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 16:37

“Qëndroni aktivë”, CR7 në karantinë duke bërë atë që di të bëjë më së miri

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo mban fansat e tij të informuar pothuajse çdo ditë me veprimtaritë e tij, ku sigurisht mbizotëron përgatitja e tij fizike që është për t’u admiruar.

ronaldo

Edhe këtë të mërkurë ylli portugez postoi një foto në Instagram ku shihet pas një seance stërvitore dhe ku muskujt e tij janë tepër të dukshëm.

ronaldo4

Por përveç fotos, 35 vjeçari ka dhënë dhe një mesazh për kohën e vështirë që po kalon bota, teksa i bën thirrje fansave të qëndrojnë në shtëpi dhe të stërviten, sigurisht.

ronaldoo

“Merrni frymë dhe nxirreni frymën. Qëndroni aktivë. Rrini në shtëpi, shpëtoni jetë,” shkruan portugezi në foton ku duket i mbështetur në mur duke u qetësuar.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"