Punë, përkushtim dhe harmoni në stërvitje, ja si karikohen futbollistët e Flamurtarit për takimin me Partizanin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 19:12

Flamurtari Kategoria Superiore Të fundit

Punë, përkushtim dhe harmoni në stërvitje, ja si karikohen futbollistët e Flamurtarit për takimin me Partizanin

Punë, përkushtim, seriozitet dhe harmoni. Trajneri Luan Birçe po bën gjithçka për të karikuar skuadrën për takimin me Partizanin. Pavarësisht humbjes me Kukësin, me ardhjen në krye të pankinës së Luan Birçes, ekipi ka gjetur jo vetëm qetësinë, por ka ndryshuar edhe mënyrën e lojës dhe zhvillimit të seancave stërvitore. Stërvitja e djeshme është zhvilluar gjatë paradites në fushën sportive në Pyllin e Sodës.

Flamurtari2

Fillimisht ushtrime fizike dhe më pas me topin, ku tekniku i kushton më shumë rëndësi qarkullimit. Në ndihmë të Birçes është edhe drejtori Ciruna, si dhe përgatitësi atletik, Rama. Pas pjesës së parë të stërvitjes, trajneri fton lojtarët të ngrenë portat. Asnjë nuk e kundërshton Birçen që shquhet për autoritetin e tij. Drejt portës për ta ngritur e për ta vendosur në vendin e duhur janë greku Sarris, Pjeshka, Haruni, Llapi, B.Nebihi, Mema dhe Zeqaj.

Ky i fundit teksa i afrohet fundit të destinacionit ku porta do të ulej, për të krijuar humor dhe atmosferë, shkëputet dhe bën si dirigjent. Pika më kulmore e seancës stërvitore ishte ndeshja e kontrollit. Ndryshe nga më parë, Birçe aplikon një metodë tjetër. Portierët Moka dhe Shala i lë në pozicionet pritëse në portat respektive, ndërsa lojtarët e tjerë i kalon pas porte.

Ribaj Flamurtari

Secili ekip ka 10 lojtarë të ndarë, pesë me jelekë të kuq dhe pesë me blu. Njëri ekip pas portës së Moçkës, e tjetri pas portës së Shalës. Grupi i parë përbëhej nga lojtarë si Sarris, Mema, Pjeshka, Haruni, K.Nebihi, Zeqaj, Llapi, Qarri, ndërsa tjetri nga Ribaj, B.Nebihi, Hoxha, Vatnikaj, Diamanti, Mucollari, Kreshpa, Vrapi dhe Bajrakaterviç.

flamurtari skenderbeu

Fillimisht trajneri Birçe shkon te grupi i parë ku jep disa orientime. Më pas jep sinjalin që të niste loja njëkohësisht për të dyja grupet. Portierët Moçka dhe Shala në pritje të golave në portat respektive. Loja zhvillohej pas portave, shkonte ne mesfushë dhe duhet që të finalizohej më pas në portë.

Birçe kërkon që topi të dalë me 6-7 pasime dhe jo menjëherë. Po ashtu kërkon goditje nga 15 metra distancë dhe jo afër. Nuk mungojnë as golat, ku të parët që shënojnë janë Sarris dhe Bajram Nebihi.

E.Sika – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com