“Puna ime është të shoh çfarë nuk funksionon dhe ta rregulloj”, trajneri i Izraelit nuk përmbahet: Ky është momenti për t’i thënë gruas që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 23:52

“Puna ime është të shoh çfarë nuk funksionon dhe ta rregulloj”, trajneri i Izraelit nuk përmbahet: Ky është momenti për t’i thënë gruas që…

Alon Hazan, trajneri i Izraelit, padyshim që e ka cilësuar fitoren ndaj Shqipërisë si shumë të rëndësishme për ekipin e tij. Duke folur për mediat pas përfundimit të sfidës, ai theksoi se zëvendësimet ishin ato që kishin bërë diferencën duke kthyer fatin e ndeshjes në pjesën e dytë.

hazan

“Kjo fitore nuk vjen nga aftësia e një njeriu të vetëm por e skuadrës që shtyu Solomon drejt golave. Jam i lumtur për të, nuk ka rëndësi të jem unë apo Manor, por të gjithë ne. Të pësosh para pushimit dhe të përmbysësh ndeshjen është e këndshme. Ne e kontrolluam pjesën e dytë, diktuam ritmin, jam shumë i lumtur me lojtarët. Fillimisht duhet t’i gëzohemi kësaj ndeshje sot. Ne do të pushojmë dhe do të përgatitim ndeshjen ndaj Islandës.

Zëvendësimet? Puna ime është të shoh çfarë nuk funksionon dhe ta përmirësojmë, jam i lutmur që Safuri hyri në fushë siç duhej. Kjo është një ndeshje e madhe për të gjithë skuadrën. Ne krijuam situata dhe dimë gjithashtu si të mbrojmë. Ata kishin lojtarë të aftë në ajër dhe të shpejtë. Këto janë tre pikë të rëndësishme. Kjo është një mundësi e mirë që t’i them gruas time Noa që jam i lumtur se do të kaloj një të shtunë të këndshme, i lumtur që gëzuam të gjithë Izraelin”, tha trajneri i Izraelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"