“Psikologja e njerëzve është shumë e keqe pas tërmetit”, Lila flet për mediat greke: Janë të gjithë jashtë shtëpive…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 10:52

“Psikologja e njerëzve është shumë e keqe pas tërmetit”, Lila flet për mediat greke: Janë të gjithë jashtë shtëpive…

Andi Lila, lojtari i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht i Tiranës, ka folur për mediat greke, për momentet e vështira që po kalon vendi ynë dhe i ka falenderuar fqinjët për mbështetjen.

Lila PAS Janina

Tërmeti? “Unë dhe familja ime, jemi mirë. Por psikologjia e gjithë njerëzve është shumë e keqe në të gjithë vendin. Janë më shumë se 40 të vdekur. Epiqendra ishte afër vendit tim. Nuk isha në Shqipëri kur tërmeti goditi, por jam kthyer menjëhërë, pasi të gjithë kërkonin ndihmë. Dua të falenderoj forcat greke që erdhën direkt në ndihmë. Ata mbërritën të parët, në orën 04:00 goditi tërmeti, në orën 06:00, ishin në Shqipëri. Janë të gjithë jashtë shtëpive dhe psikologjika është shumë e rëndë. Njerëzit kanë frikë, pasi kanë goditur më shumë se 500 tërmete, dhe disa ishin mbi 5 ballë. Familja ime ishte në Shqipëri kur ra tërmeti. E përjetuan, u trembën dhe nuk janë mirë, mund të shkojnë në Janinë për disa ditë, të qetësohen disi”, deklaron Lila për “Super FM”.

Miqësore për solidarizim? “Është në mendjen tonë, të zhvillojmë një miqësore, do shohim me kë dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për familjet që janë në nevojë”.

Komunikim me presidentit e Pas Janinës? “Folëm nëpërmjet telefonit, më tha që ne jemi këtu dhe për çdo gjë që të kemi nevojë, është krah nesh. E falenderoj shumë atë dhe PAOK-un, që u solidarizua. Një falenderim i madh shkon për të gjithë ata që kanë ndihmuar vendin tim në këto momente”.

Andi Lila Kombetarja

Sindikata e futbollistëve? “Në Shqipëri nuk kishte asnjë sindikatë si në Greqi. E organizova një të tillë, jam kryetari, por ende nuk mund të them shumë gjëra, pasi jemi në stadet e para”.

Pas Janina dhe 7 vitet në këtë klub? “I shoh të gjitha ndeshjet, pasi kam luajtur 7 vjet dhe jam një fans i madh i ekipit. Shpresoj të kthehet direkt në elitë. Ata kanë një skuadër të mirë, por janë në një kategori të veshtirë. Kam kontakte me presidentin, familjen e tij dhe me lojtarë të vjetër. Pas 7 vitesh në mendje  kam shoqërinë dhe momentet e bukura. Nuk harroj asgjë, kujtoj çdo minutë. Ishin vitet më të bukura të karrierës sime dhe kalova shumë bukur. Jam krenar që luajta në një skuadër si kjo dhe dua të falenderoj ata që më dhanë këtë mundësi. E kam në zemër këtë skuadër”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"