PSG nuk dorëzohet, “sulm” në orët e fundit të merkatos për yllin e Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 18:19

PSG nuk dorëzohet, “sulm” në orët e fundit të merkatos për yllin e Seria A

Milinkoviç-Saviç duket se i ka minutat e numëruara te Lacio. Sipas asaj që raporton “Le10Sport”, përfaqësuesit e mesfushorit kanë qenë në Paris dhe janë takuar me drejtorin sportiv të PSG-së.

1502375005_337236_1502376500_noticia_normal

Klaudio Lotito kërkonte 150 milionë euro për serbin, por duket se tashmë mund të kënaqet edhe me 100 milionë. 23-vjeçari mund të përfundojë në Francë pa u mbyllur merkatoja, e cila përfundon në 31 gusht.

milinkovic savic

Milinkoviç-Saviç ka qenë emri më i lakuar në këtë merkato pasi klubet e mëdha kanë kërkuar shërbimet e tij, megjithëse Lotito i ka mbajtur larg me kërkesat e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"