PSG ka në plan të shesë mbrojtësin, 3 ekipe italiane në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 11:35

PSG ka në plan të shesë mbrojtësin, 3 ekipe italiane në garë

PSG dhe Tiago Silva duket se i kanë rrugët e ndara. Seria A, nga ana tjetër, është e gatshme të marrë lavdinë që ka pasur dikur. Tashmë 33-vjeçar, kapiteni ekipit francez po mendon të largohet.

Thiago-Silva

Kontrata e tij përfundon në 2020 dhe një rikthim në Itali do të ishte një opsion shumë i mirë për të luajtur edhe disa vite në nivele të larta. “LE10Sport” raporton se kampionët e francës duan të ndryshojnë katërciprisht mbrojtjen dhe Silva është një nga të sakrifikuarit. Braziliani ka shprehur gjithmonë dashurinë për Milanin dhe një rikthim te kuqezinjtë do të kënaqte të gjitha palët, por Juventus dhe Roma qëndrojnë “pas dere”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"