PSG-ja përgatitet nëse dështon pista “Ikardi”, 50 milionë euro ofertë për sulmuesin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 21:33

PSG-ja përgatitet nëse dështon pista “Ikardi”, 50 milionë euro ofertë për sulmuesin e Arsenalit

PSG është gati që të bëjë një ofertë për kapitenin e Arsenalit Pierr-Emerik Obamejang deri në 45 milionë paund (50 milionë euro). Sulmuesi i “Topçinjve” nuk dëshiron më që të rinovojë në “Emirates” dhe i mbetet edhe një vit kontratë me londinezët. Gabonezi u transferua nga Dortmundi tek Arsenali në vitin 2018, ku ka shënuar 61 gola në 97 ndeshje.
obamejang
Kampionët e Francës janë një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij dhe Arsenali është gati që të ulet në tavolinën e bisedimeve në rast se nuk dëshiron ta humbasë yllin e skuadrës me parametër zero në verën e vitit të ardhshëm. Sipas portalit francez “Le10Sport”, shifra që kampionët e Francës mund të paguajnë për Obamejangun varion nga 36-45 milionë paund (40-50 milionë euro).

PSG kërkon një zëvendësues për Mauro Ikardin, sulmuesin argjentinas të Interit, të cilit nuk ia kanë aktivizuar ende klauzolën e blerjes, pavarësisht se ish-kapiteni i zikaltërve shkëlqeu në “Parc des Princes”, ku shënoi 20 gola në 31 ndeshje. Klauzola e transferimit të tij në Paris skadon më 31 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"