PSG-ja në krizë, Mesi mision i pamundur?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 21:37

PSG-ja në krizë, Mesi mision i pamundur?

Pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomike që ka provokuar kanë prekur edhe klubet më të pasura të botës, përfshirë edhe PSG-në. Sipas lajmit të “L’Equipe”, klubi francez ka dorëzuar të dhënat ekonomike dhe janë parashikuar humbje 204 milionë euro për sezonin 2020- 2021, 60% më shumë sesa vitin e kaluar.

mesi

Klubi duhet t’i ulë shpenzimet dhe si detyrim ka shitjen e futbollistëve të rëndësishëm. Për më tepër, te PSG-ja janë duke u diskutuar edhe rinovimet e yjeve si Kilië Mbape dhe Nejmar Xhunior. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kriza ekonomike te kontratat e reja të dy yjeve të futbollit. Ato aktualet u skadojnë në qershorin e vitit 2022 dhe nga 1 janari mund të diskutojnë me skuadra të tjera. Por, për PSG-në do të ishte një “vetëvrasje” nëse nuk rinovon kontratat e tyre.

NEJMAR PARA MBAPESË – Humbjet 204 milionë euro ndikojnë pa dyshim në planifikimin e skuadrës për të ardhmen. Detyrimi për të shitur ndonjë futbollist mund të provokojë edhe largimin e ndonjë lojtari që konsiderohet peshë e rëndë. Drejtori sportiv Leonardo ka thënë se klubi dëshiron të rinovojë me Mbapenë dhe Nejmarin, por gjithashtu tregoi edhe faktin që nuk është e lehtë për t’i mbajtur të gjithë futbollistët më të mirë.

Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG-ja fillimisht kërkon që të blindojë yllin brazilian. Kjo do të thotë se Kilië mund të largohet në të ardhmen.

MESI NË HORIZONT – Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ketë nën vëzhgim Leo Mesin. Por, ëndrra për të transferuar yllin argjentinas mund të ndërlikohet për shkak të krizës. Humbja e 204 milionë eurove e vështirësojë çdo operacion për rinovimin apo për transferimin e yjeve të skuadër. PSG-ja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të ardhmen sepse rrezikon të kalojë në kolaps total.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"