PSG-ja bën veprimin e papritur, “largon” Mbapenë nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 14:43

PSG-ja bën veprimin e papritur, “largon” Mbapenë nga skuadra

Kilië Mbape është gjithmonë e më pranë transferimit te Reali i Madridit.

MBAPE

Sipas asaj që raporton “Deportes Quarto”, një indicie që ylli francez është larg kryeqytetit francez është se në dyqanin zyrtar të PSG-së nuk mund të blihet më asnjë fanellë me mbiemrin e tij në shpinë.

Zgjedhja që të mos rinovojë me parizienët, pavarësisht ofertës faraonike, bënë që klubi i madh francez të ndërmarrë këtë veprim të papritur.

“Telenovela” Mbape-Real, e cila zgjat prej më shumë se një viti duket sikur ka mbërritur në fazat e saj finale.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e PSG-së në Ligue 1, 23-vjeçari është aktivizuar në total në 34 ndeshje nga ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar dhe 17 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"