Protestoi për rrogat e prapambetura, futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit largohet nga skuadra braziliane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 10:07

Protestoi për rrogat e prapambetura, futbollisti që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit largohet nga skuadra braziliane

Dani Alvesh nuk është më pjesë e skuadrës braziliane te Sao Paulo.

Dani Alvesh2

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi ka bërë të ditur se palet kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me marrëveshje të dy anshme.

Ishi i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për shkak të disa problemeve financiare, ai tashmë është futbollist i lirë.

d1-2

Mësohet se Dani Alvesh, nuk u paraqit në stërvitje, duke protestuar sepse nuk kishte marrë disa rroga të prapambetura, teksa më pas erdhi divorci. 38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"