Protagonist dhe trofe që në ndeshjen e parë, Adolf Selmani rikthehet të shkëlqejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 18:44

Protagonist dhe trofe që në ndeshjen e parë, Adolf Selmani rikthehet të shkëlqejë

Adolf Selmani i ka dhënë fund një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe është kthyer përsëri protagonist në futbollin shqiptar. Mbrojtësi i përfaqësues Shpresa, ka treguar se ka lënë pas problemet që e shoqëruan gjatë muajve të fundit dhe që në ndeshjen e parë si titullar me Teutën vërtetoi se mund të jetë një protagonist i rëndësishëm i tyre në sezonin e ri.

selmani222

 

Mbrojtësi, vëllai i portierit Gentian Selmani, ishte një nga zbulimet e Superiores në dy edicionet e kaluara, duke fituar një vend në rreshtimin e Laçit dhe duke u bërë menjëherë protagonist edhe me përfaqësuesen Shpresa.

selmani selmani

selmani selmani te vegjel

Por një dëmtim  bëri që të fillonte një kalvar disamujor vuajtjesh, duke mos u aktivizuar rregullisht me Laçin. Më pas, erdhi transferimi te Teuta, ku mbrojtësi duhej të fillonte gjithçka nga e para

 

Për fat të keq, që në ditët e para të stërvitjes me Teutën, ai pësoi një dëmtim horror në hundë, e kjo penalizoi përgatitjet e tij për sezonin e ri. megjithatë. starti në fushë ka qenë pikërisht ashtu siç pritej. Selmani ishte thuajse i pagabueshëm ndaj Vllaznisë në ndeshjen e Superkupës dhe u bë shpesh vendimtar me ndërhyrjet e tij duke ndaluar aksionet e shkodranëve.

selmani

 

Një provë se tashmë problemet janë lënë pas dhe mbrojtësi është gati të tregojë vlerat e tij si me ekipin durrsak, ashtu edhe me fanellën e Shpresave, ku ai nuk mungon, që në grumbullimin e shtatorit për sfidën ndaj Republikës Çeke.

selmani kallaku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"