Prodani: FSHF në panik, po bën shkelje me Shoqatën e Tiranës. Paratë e FIFA-s i shpenzojnë për luks të panevojshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 14:44

Prodani: FSHF në panik, po bën shkelje me Shoqatën e Tiranës. Paratë e FIFA-s i shpenzojnë për luks të panevojshëm

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht kandidat për kreun e Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani ka folur për “NEWS 24”, për çështjen e investigimit të gazetës “Panorama Sport” sesi u zhduk fondi 2,1 milionë dollarë për klubet shqiptare. Prodani deklaroi se Federata Shqiptare e Futbollit po bën shkelje me Shoqatën Rajonale të Tiranës dhe se paratë i ka shpenzuar për luks të panevojshëm:

prodani

“Ky establishment është goditur rëndë. Shpresoj që ato që nxori gazeta të pasohen me të tjera investigime. Unë kandidoj për presidentin e Shoqatës së Futbollit Rajonal. Sot ka pasur një zhvillim që anëtarët e Shoqatës Rajonale kanë firmosur një shkresë që shumë nuk e kanë lexuar dhe është për ndrshimin e rendit të ditës, kjo është një shkelje anti-statutore, afati i ndryshimeve të rendit të ditës ka kaluar pasi ajo bëhet në asamble.

Drejtuesit e Federatës dhe e Shoqatës po shkelin çdo normë pasi dhe votat nuk i kanë dhe janë në dijeni. Nuk duan që të mos ketë zë kundër. Pas 30 vitesh demokraci në Shqipëri, realiteti i FSHF-së ngjan si ajo e Koresë së Veriut. Edhe pse jemi në futboll, ligji të ndalon që të bësh shkelje. Paratë po shpenzohen për luks të panevojshëm. Kam vite që kritikoj në media Federatën për keqmenaxhimin e fondeve.

Është dhënë një shumë parash që janë mbajtur të paktën 2/3 janë mbajtur nga Federata. Ky investigim duhen pasuar nga të tjerat sepse fondet nuk shkojnë aty ku duhen. Doja ti bëja një thirrje strukturave të qeverisë ata duhet të marrin në dorë futbollin, për ti larguarn nga keqmenaxhimi në mënyrë që futbolli të ringrihet.

Zoti Duka ka 20 vite që drejton Federatën si autoritar, ai ska pasur sukses sepse futbolli ka pasur nga momentet më të këqija. Futbolli është në gjendje të mjerueshme. Në fund të fundit të fitojë më i miri, me drejtësi dhe me korrektësi.”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Investigimi, si u zhdukën 2,1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare (DOKUMENTET)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"