Problemet me financat, UEFA trondit Milanin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 9:36

Problemet me financat, UEFA trondit Milanin…

Një Milan që ëndërronte një rikthim madhështor, por ndërkohë mbetet ende një vorbull të frikshme, e cila ka lidhje me problemet ekonomike dhe humbjet e mëdha në buxhet. UEFA, për të tretën herë, ka thirrur në apel drejtuesit e klubit kuqezi, për të kuptuar prej tyre se cila është gjendja e arkave të skuadrës.

222

Në lidhje me takimin e zhvilluar në Nion, përballë Këshillit Mbikqyrës Ekonomik të UEFA-s, drejtori i përgjithshëm Marko Fasone tregon mbarëvajtjen e tij, por në të njëjtën kohë nuk fsheh frikën se skuadra mund të gjobitet, si rrjedhojë e tejkalimit të normave të “fair play”-t financiar, por edhe detyrimit të shlyrjes së borxheve.

“Është hera e tretë që takojmë këtë komision. I vumë në dijeni me azhornimet ekonomike të bëra në këtë sezon dhe mund të themi se gjërat shkuan edhe më mirë sesa pritje nga ne.

li-marco-fassone_xhwled88tv9x1n2ak280l93nm

Nga ana jonë është respektuar dhe na e konfirmuan me mirësjellje dhe kujdes faktin që ne si klub jemi shumë të kujdesshëm dhe i kemi respektuar gjithmonë parametrat e ‘fair play’-t financiar. Me komisionin patëm një diskutim të gjatë dhe u ndamë me shumë respekt, ndonëse ne mbetemi në pritje të propozimeve të tyre, për të përmirësuar planin tonë”, – shpjegon Fasone.

GARANCIA “ELLIOTT”

Përveç humbjeve të mëdha në buxhet, problemi që shqetëson më shumë UEFA-n lidhet me faktin se presidenti Jonghong Li duhet të shlyejë deri në tetor një pjesë të borxhit të marrë nga amerikanët e “Elliott”, nëse nuk do që kjo kompani të marrë më pas në dorë klubin. Por mesa duket, drejtori Fasone, siç pranon vetë, ka marrë garanci edhe nga “Elliott”.

Milan

“Duke qenë që Milani ka një financim për të mbyllur deri në fund të tetorit, e menduam të vendit për t’i prezantuar komisionit një letër nga ana e financuesit ‘Elliott’ mbi mbështetjen dhe suportin e tyre. Me letrën e tyre garantohej se financave të Milanit nuk do t’u ndodhë asgjë”.

GJOBË 10-20 MLN €

UEFA, pasi ka dëgjuar drejtuesit dhe ka rënë në pronësi të lëvizjeve dhe planit rifinancues të Milanit për këtë sezon, do të japë një vendim në fund të muajit maj, pas përfundimit të sezonit, ose në fillim të qershorit. Ndonëse duke parë të gjitha këto vonesa në rifinancim, frikën për mbulimin e borxhit ndaj “Elliott”, por edhe kaosin në të cilin qarkullon figura e Jonghong Li, pa dyshim që do të ndëshkojë kuqezinjtë.

rB8RDlo5bQCAB_2GAAGvksD_Ni4065

Dhe nga burime pranë UEFAs përflitet se gjoba do të jetë mes 10-20 milionë euro. “Jemi pyetur dhe kemi folur edhe për planin e rifinancimit të buxhetit për sezonin e ardhshëm. UEFA ka mirëpritur punën tonë të bërë deri tani, por ne jemi nën investigim për parregullsitë dhe mosrespektimin e normave të ‘fair play’-t financiar në sezonet 2014-2015, 20115-2016 dhe 2016-2017, pra të presidencës së më- parshme. Gjithsesi, për daljen nga kjo situatë ne kemi në dorë kartat e duhura, – vazhdon drejtori i përgjithshëm kuqezi, Marko Fasone.

– I pari është ai i gjetjes së një aksionari të ri që mund të bëhet pjesë e klubit dhe kemi në tavolinë tre alternativa të rëndësishme. Thjesht, por vlerësojmë zgjedhjen që duhet bërë dhe financimin më të shëndoshë për arkat e klubit (emrat që janë përmendur në muajt e fundit janë miliarderë arabë, apo edhe kompani të fuqishme si rusët e ‘Gazprom’). Gjithsesi, e vërteta është se ne nuk mund të shmangim një dënim nga UEFA, por shpresojmë vetëm që normat e tyre të jenë sa më të lehta”.

6665

MERKATO DHE EUROPA

Lajmi i mirë është se Milani me 99 për qind nuk pritet që të dënohet me përjashtim nga kupat e Europës, si rrjedhojë e problemeve financiare, por për rifinancimin e kapitalit mund të detyrohet të shesë ndonjë prej yjeve të tij. “Për ne, të paktën për momentin, ky nuk është si opsion, por fakt është që merkato spektakolare si verën e kaluar, me ato shifra, nuk do të ketë më. Mund të ndodhë që mund të shesim 2-3 lojtarë të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, ne do t’i zëvendësojmë ato me 2-3 elementë të tjerë.

Nuk presim që UEFA të na frenojë merkaton, pasi komisioni u tregua shumë i respektueshëm me ne. Por nëse ndodh e kundërta… Cilat mund të jenë dënimet e tjera? Siç njihen nga të gjitha tashmë, ulja e numrit të grupit të lojtarëve, apo edhe e një tavan për pagat dhe vlerat e kartonëve të lojtarëve”, – përfundoi Fasone.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"