Problemet financiare/ 80% e klubeve të Kategorisë së Parë të varura totalisht nga bashkitë, Dinamo dhe Elbasani drejt greminës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 23:26

Problemet financiare/ 80% e klubeve të Kategorisë së Parë të varura totalisht nga bashkitë, Dinamo dhe Elbasani drejt greminës

Dinamo dhe Elbasani rrezikojnë seriozisht që këtë sezon të zbresin nga Kategoria e Parë. Blutë 18 herë kampionë kërkojnë që të largohen nga vendi që të zbret direkt në të Dytën, me shpresën se do t’ia dalin të mbijetojnë me ndeshjen “play out” kundër vendit të dytë të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Edhe Elbasani synon të shpëtojë përmes kësaj rruge, ndërkohë që pas humbjes së djeshme çdo gjë vështirësohet.

Dinamo - Elbasani 1

Thuajse 80% e klubeve që militojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë janë të varura totalisht nga bashkitë. Prej kohësh futbolli shqiptar po kalon një krizë të madhe financiare dhe kur problemet janë të dukshme në Superiore, kuptohet se çfarë ndodh më poshtë. Arsyeja kryesore pse dy klube si Flamurtari dhe Luftëtari do t’i bashkëngjiten Kategorisë së Parë në sezonin tjetër janë pikërisht financat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"