Probleme te PSG-ja, Leonardo i kundërpërgjigjet trajnerit Tuhel pas kritikave për merkaton: Nuk na pëlqejnë deklaratat e tij!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 14:16

Probleme te PSG-ja, Leonardo i kundërpërgjigjet trajnerit Tuhel pas kritikave për merkaton: Nuk na pëlqejnë deklaratat e tij!

Edhe kur PSG-ja fiton, problemet e brendshme nuk reshtin. Drejtori i nënkampionëve të Europës Leonardo kritikoi trajnerin e Tomas Tuhel, i cili shprehu zhgënjim rreth mungesës së blerjeve cilësore të kampionëve të Francës gjatë verës.
tuchelleonardo-cropped_1ukz51zsn6ts815zplya4tzj2w
Por, brazili theksoi se nuk do të ketë masa ndëshkuese apo dhe kalim në ekstrem me shkarkim të trajnerit gjerman.

“Qëndrimi ndaj trajnerit Tuhel – Ne nuk na pëlqejnë këto deklarata. Klubit nuk i pëlqejnë, as mua personalisht. Duhet të kuptoni momentin të cilin po kalojmë të gjithë, jo vetëm në futboll. Të mos kuptosh këtë situatë, do të thotë se nuk e vlerëson seriozisht.

Penalizim për trajnerin ose shkarkim – Ne i kemi zgjidhur gjithmonë problemet së brendshmi. Kjo nuk është një gjë për t’u diskutuar tani. Jo, nuk do të ketë shkarkim. Gjëja më e rëndësishme është të shfrytëzojmë 3 ditët e fundit të merkatos. Ajo çfarë nuk më pëlqen është kur mendon se kjo skuadër është e dobët. Ky është një ekip i mrekullueshëm. Por, tani nuk mund të flasim për çështje futbolli. Njerëzit sot po vuajnë! Klubi nuk e vlerëson si pozitive atë që ndodhi”, deklaroi drejtori i PSG-së Leonardo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"