“Pritjet e mia habitën antidopingun”, Shezni: Juvja është ende e uritur, Manxukiç do jetë një rival i frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 12:05

“Pritjet e mia habitën antidopingun”, Shezni: Juvja është ende e uritur, Manxukiç do jetë një rival i frikshëm

Nëse Ronaldo dhe Morata shënuan golat e fitores dhe Kuadrado bëri diferencën në mesfushë me shpërthimet, driblimet dhe asistet e tij në finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit, të gjitha këto do të kishin qenë të pavlefshme nëse Vojceh Shezni nuk do të kishte vënë duart ndaj Lozanos në pjesën e parë dhe këmbën në të dytën, duke shmangur respektivisht disavantazhin dhe më pas barazimin, që do ta dërgonte ndeshjen në shtesë.

shezni

Portieri polak i Juves ishte thjesht i magjishëm në “Mapei Stadium”, aq sa kur pyetet për emocionet e tij, 30-vjeçari e merr me ironi: “Më tepër i mahnitur sesa ju apo tifozët më duket se kishin mbetur ata të antidopingut. Me të përfunduar ndeshja, më pritën një grup personash me veshje mjekësore dhe më ftuan që t’u bashkohesha menjëherë në një dhomë, për të kryer testet e antidopingut, duke më mohuar që të festoja me shokët e mi në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Ishte vërtet një mëkat, sepse pashë se ishin dëfryer shumë, – nënvizon Shezni, i cili më pas tregon besim se Superkupa mund të sjellë kthesën e Juves. – Pas humbjes me Interin mendoj se fitorja e Superkupës ishte ajo që na duhej për t’i treguar të tjerëve, por edhe vetes se jemi ende të uritur dhe mund të fitojmë ndaj kujtdo. E dimë se deri në këtë pikë të sezonit kemi kompromentuar renditjen tonë, duke lënë disa pikë të kota me skuadrat e vogla, pasi një humbje me Interin mund të pranohet, por jo barazime të shumta dhe të kota, edhe kur kemi pasur ndeshjen në kontroll.

shezni

Pikërisht këto kanë bërë diferencën me Milanin dhe Interin, asgjë tjetër. Gjithsesi, e sigurt është që nuk jemi dorëzuar as për titullin dhe për asgjë tjetër. Milani mori Manxukiçin? Mario është një lojtar që ka gjithçka: grintë, forcë, gola dhe shumë eksperiencë. Dhe ky fakt i bën kuqezinjtë një rival edhe më të frikshëm sesa kanë qenë deri tani. Por, edhe pse e kemi dashur shumë në Torino, tani Manxukiç është vetëm një rival më shumë”, tha portieri bardhezi.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"