Pritet vetëm firma, zbulohen detajet e klubit të ri të Berluskonit dhe Galianit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 6, 2018 | 12:21

Pritet vetëm firma, zbulohen detajet e klubit të ri të Berluskonit dhe Galianit

Nuk kanë kaluar as 2 vite nga shkëputja prej Milanit, dhe ”arkitektët” e Milanit të madh, nga vitet ’80 deri në vitet 2000, Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani, janë gati të blejnë 70% të aksioneve të klubit të Monzas. Ata janë gati të rikthehen në futboll me një projekt të madh, për ta shndërruar Monzën në një superfuqi në elitën e futbollit italian.

berluskoni galiani

Pjesa tjetër e klubit, pritet t’i mbetet presidentit aktual, Nikola Kolombo, i cili ka shprehur dëshirën për të mbetur pjesë e klubit. Kthimi i Berluskonit, në një klub vetëm 28 kilometra larg Milanos, pritet me interes, pasi dihet që Berlusconi e Galliani nuk kënaqen me Serinë C, ku lundron prej vitesh Monza e pafat, që para tre vitesh falimentoi.






www.minuta90.com