Priten surpriza këtë sezon, klubi i Kategorisë së Parë vendos të stërvitet në… kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 23:21

Priten surpriza këtë sezon, klubi i Kategorisë së Parë vendos të stërvitet në… kryeqytet

Edhe një javë do të zgjasin pushimet e Turbinës, që më 17 gusht do të grumbullohet në kryeqytet për të nisur përgatitjet e sezonit të ri. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që stërvitja të zhvillohet në kompleksin “Football Republic” dhe në seancën e parë pritet të ketë surpriza.

turbinaaaaaa

Do të qëndrojnë një pjesë e lojtarëve të sezonit të shkuar dhe është menduar të bëhen disa blerje, që pritet të prezantohen bashkë me trajnerin e ri, Marcelo Troisi. Cërrikasit kanë në plan të ndërtojnë një skuadër me pretendime, pasi kanë siguruar financat, por gjithçka mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë merkatoja e verës. Lipi dheKumanaku janë deri tani dy lojtarët e rinj të Turbinë.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"