“Prisnim më shumë tifozë”, Nexhipi: Ju tregoj çfarë bën Gjici kur mërzitet me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:34

“Prisnim më shumë tifozë”, Nexhipi: Ju tregoj çfarë bën Gjici kur mërzitet me ekipin

Ish-kapiteni i Partizanit, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Kukësit, foli para supersfidës Kukësi-Partizani, për mikrofonin e “Supersport”, në lidhje me këtë takim, duke analizuar gjendjen e skuadrës.

bandicam 2020-01-26 18-28-13-623

“Golin e parë për Partizanin e kam shënuar në derbi, në stadiumin e vjetër. Të gjithë e dinë që ndjenjat janë të ndryshme kur je në fushë dhe jashtë saj. Te Partizani kam kaluar momente të bukura. Te Kukësi jam në një rol krejt tjetër. Janë 2 gjëra të ndryshme. Jam ok kështu siç jam dhe të vazhdojmë kështu. Jam munduar të stërvitem.

TIFOZËT DHE PRESIONI – Kemi pritur një numër më të madh tifozësh. Në derbi kishte shumë spektator. Nuk ka munguar asgjë nga ana e marketingut, thirrja për tifozët. Duhet pak kohë që njerëzit të fillojnë t’i mbushin stadiumet. Numri do të jetë afro 4-5 mijë. Presidenti kur mërzitet me ekipin thotë atë punën e gjobave, nuk është se kemi pasur gjobë pas Luftëtarit. Ekipi është në fortë të mirë.

Ishte ditë e keqe në Gjirokastër, shpresoj që sot të japim maksimumin dhe të marrin 3 pikë. Është një kampionat i çuditshëm, shpresoj të bëjmë më të mirën, se cilësitë i kemi. Nuk ka presion në ekip. Lojtarët janë shumë të qetë, nuk kemi presion nga presidenti apo dikush tjetër”, u shpreh Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"