“Prisni Bajernin e vërtetë”, Flik: Do shënojmë sa më shumë, Çelsit do t’i hiqja vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 9:12

Bota Bundesliga FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

“Prisni Bajernin e vërtetë”, Flik: Do shënojmë sa më shumë, Çelsit do t’i hiqja vetëm…

Konferenca për shtyp e skuadrës së Bajernit nisi me 15 minuta vonesë pasi autobusi me të cilin udhëtonin gjermanët u bllokua për disa minuta në trafikun e rënduar të Londrës. Por Hansi Flik, trajneri i Bajernit, e mori me sportivitet këtë fakt duke nisur konferencën për shtyp me fjalët: “Tipike Londra”. Më pas tekniku gjerman vazhdoi normalisht duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 

Flik3

Si është gjendja e lojtarëve para një sfide të rëndësishme si kjo ndaj Çelsit? 

Skuadra ka punuar mirë dhe jam i kënaqur që na është bashkuar edhe Leon Gorecka. Me vjen keq për Zylen dhe Perisiç, shpresoj që ata të jenë gati për sfidat e tjera.

Sa i druheni Çelsit? 

Më duhet të komplimentoj trajnerin Lampard për punën e bërë këtu. Ai është pa dyshim njeriu më i rëndësishëm te blutë. Ata kanë një skuadër të re në moshë por që janë një kundërshtar i rrezikshëm për këdo. Në mbrojtje janë të kujdesshëm dhe në sulm shumë të shpejtë. Janë një skuadër që në fushën e tyre mundohen të krijojnë shumë trysni te kundërshtarët. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Totenhemit. Kështu i pres të luajnë edhe ndaj nesh. Duhet të tregohemi të fortë.

Flik2

Ndaj Paderbornit u pa një Bajern pa shumë ide, do të ndikojë kjo nesër (sot)? 

Ndaj Paderbornit luajtëm pa dy mbrojtës, të cilët munguan për shkak kartonësh. Koman dhe Myler ishin disi jashtë ritmit dhe këtë e vuajtëm shumë. Por në fund e rëndësishme ishte të fitonim dhe ia arritëm. Ajo që më pëlqeu ishte grinta e lojtarëve, të cilët nuk u dorëzuan kurrë.

 Çfarë do t’i thoshit skuadrës nesër (sot)?

Që ata duhet të zbresin në fushën e lojës me mentalitetin e një skuadre fituese. Bajerni luan vetëm për të dalë i fituar. Ne si trajnerë kemi për detyrë që ta përgatisim ekipin për atë çfarë e pret në fushë. Nëse duam të kualifikohemi, atëherë duhet ta tregojmë që në Londër.

Cilat janë pikat e forta të skuadrës?

Kemi shënuar gjithmonë, me përjashtim të ndeshjes ndaj Lajpcigut ku u treguam më zemërgjerë se sa duhet, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Nëse do të shënonim edhe nesër (sot), kjo do të na e bënte më të lehtë punën.

Është kjo ndeshja juaj më e rëndësishme që kur morët drejtimin e Bajernit?

Mezi e prisja këtë ditë. Jam i sigurt se atmosfera në stadium do të jetë e zjarrtë. Është një kënaqësi e madhe ta drejtosh skuadrën në nivele.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com