Prishtina e Josës s’mban dot kreun, ish-sulmuesi i Partizanit shënon dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 16:58

Prishtina e Josës s’mban dot kreun, ish-sulmuesi i Partizanit shënon dopietë

U lujtën ditën e sotme 3 takimet e vlefshme për javën e 12-të të Superligës kosovare. Prishtina e trajnerit ka barazuar pa gola në Gjilan ndaj Dritës duke humbur kështu kreun e renditjes, pas fitores së Llapit ndaj Drenicës me rezultatin 1-2. Sinani në minutën e 10-të dhe Daku në të 32-tën ishin autorët e golave për skuadrën nga Podujeva, ndërsa për Drenicën golin e shënoi Hamiti në minutën e 78.

Josa

Një sfidë tepër interesante ka qënë ajo mes Flamurtarit dhe kampionëve në fuqi të Trepça 89, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Ish-sulmuesi i Partizanit Ardit Jaupaj ishte heroi i sfidës së sotme me dopietën e realizuar duke i dhënë një pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij. Te 89-shi golat u shënuan nga mesfushori 35 vjeçar Shpëtim Idrizi dhe sulmuesi në pronësi i Skënderbeut, Oto Xhon.

Flamurtari

Në javën e ardhshme, Trepça do të presë Lirinë e Bledi Shkëmbit, ndërsa Flamurtari do të ndeshet me Prishtinën e Mirel Josës.

Superliga kosovare renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"