Pretendentë për Superiore, portieri i Kastriotit: Distanca me rivalët do të thellohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 22:29

Pretendentë për Superiore, portieri i Kastriotit: Distanca me rivalët do të thellohet

Kastrioti nuk e ka aspak presionin e objektivit sezonal, pasi 6 javë para fundit ka 9 pikë diferencë me Besëlidhjen rivale. Në kampin krutan jo vetëm që nuk e shohin veten të rrezikuar, por besojnë se do ta thellojnë këtë diferencë, siç pohon Elidon Selaci, portieri i Kastriotit.
Selaci

“Pandemia ishte diçka e papërjetuar më parë, megjithatë duket se gjithçka po kthehet në normalitet. Kemi nisur përgatitjet në fushë dhe jemi lumturuar, na kishte munguar shumë futbolli. Skuadra gëzon një formë të mirë. Kemi lojtarë me nivel dhe këtë e kemi treguar dy fazat e para, ndaj jam i bindur që edhe pjesa e mbetur do të flasë për ne dhe nga ndeshja në ndeshje distanca do të thellohet. Kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen me Korabin. Është ende shpejt për të folur, por besoj se skuadra do të jetë në formën e saj më të mirë në këtë transfertë”, thotë Selaci.

Kastrioti ka një angazhim maksimal për 6 ndeshjet e fundit, edhe pse niset në një pozicion mjaft komod.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"