Presioni mbi Kukësin, Canaj tregon avantazhin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 14:34

Presioni mbi Kukësin, Canaj tregon avantazhin e Skënderbeut

Agim Canaj është i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar Kukësin dhe Skënderbeun. Vlonjati i shumëshëtitur parashikon një “finale” që rrezikon të mos prodhojë asnjë gol, ndërsa thekson se presioni është i gjithi te Kukësi. Në intervistën për “Panorama Sport”, trajneri argumenton edhe pse korçarët mund të jenë të kënaqur me një pikë.agim canaj

Zoti Canaj, Kukësi është një fitore larg titullit. Mendoni se do të jetë kjo ndeshje ndaj Skënderbeut që do të vulosë kampionen?

Kukësit i duhet fitorja me patjetër për t’u shpallur kampion një javë para, por mendoj se kjo është shumë e vështirë për disa arsye. Së pari, ka të bëjë shumë ana psikologjike dhe sa i përgatitur është Kukësi në këtë aspekt.

Të jem i sinqertë, në këtë ndeshje ka një presion të madh për lojtarët dhe stafin teknik të Kukësit, veçanërisht nga drejtuesit që duan me patjetër titullin. Mirëpo, ndonjëherë ky presion i madh të kthehet në aspektin negativ të emocioneve.canaj

Prandaj, varet sa do të jetë e aftë skuadra dhe stafi teknik për të suportuar këtë situatë, sepse u bënë pesë vite që Kukësi i afrohet titullit dhe ngec në momentet e fundit. Shpresoj që trysnia e tifozërisë të mos destabilizojë Kukësin. Janë 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka.

Ju shikoni një Skënderbe më të qetë dhe më të aftë për të përballuar ndeshje të tilla?

Skënderbeun e shikoj më të avantazhuar psikologjikisht, pasi luan për dy rezultate. Edhe një pikë do ta mbante në lojë deri në fund, sepse dihet që Kukësi shkon në Gjirokastër, ndërsa Skënderbeu e mbyll kampionatin në shtëpi. Situatat ndryshojnë shpejt dhe korçarët do të presin një Partizan të pashpresë.agimi canaj trajner

Nuk i dihet se çfarë ndodh, pasi Kukësi do të ketë një Luftëtar të motivuar maksimalisht, nisur edhe nga shansi që ka për të qenë në Ligën e Europës. Pra, jo pak gjëra varen edhe nga ecuria e ekipit gjirokastrit, të cilin e shoh të rrezikshëm në rast se do t’i duhet pika në ndeshjen e fundit.

Kukësi apo Skënderbeu, kush ju bind më shumë sa i përket nivelit të lojës?

Sa i përket cilësisë, Kukësi nuk ka treguar futbollin më të mirë, por ka qenë cinik dhe ka marrë rezultatet e dëshiruara në bazë të elementëve që ka.

Dua të veçoj Pero Pejiç, që shumë ndeshje i ka zgjidhur i vetëm dhe jo më kot është golashënuesi më i mirë. Pejiç është lojtari më i përgatitur psikologjikisht se të gjithë te Kukësi, pasi është një lojtar që ka fituar shumë trofe, në ndryshim nga futbollistët e tjerë, që shumica nuk e kanë shijuar titullin kampion.

Megjithatë, Kukësi nuk mundet prej 34 ndeshjesh dhe për më tepër “finalen” e sezonit e luan në shtëpi. Nuk mjaftojnë këto bonuse për të festuar sot?

Është ndeshje delikate dhe për të fituar ndaj Skënderbeut mendoj se për Kukësin nuk mjafton fakti se mbetet i pathyeshëm dhe luan në fush- ën e tij. Në të tilla ndeshje ka pak rëndësi e kaluara, pasi varet ajo që do të japësh në fushë. Kjo është një finale dhe do një përgatitje të veçantë në të gjitha aspektet.Agim Canaj ne Vllaznia-Laci 3-0

Nëse Kukësi shënon i pari do t’i japë një krah shumë të madh. Por, nëse minutat kalojnë shpejt dhe rezultati nuk zhbllokohet, presioni bëhet më i madh dhe mund të ndëshkohet. Në dy ndeshjet e fundit me Flamurtarin dhe Korabin kam parë një Kukës ndryshe, ku dukej qartë që presioni i fitores me çdo kusht i ishte kthyer në një regres.

Ndërsa Skënderbeu ka një skuadër të shkëlqyer, që di si t’i menaxhojë këto situata. Fakti që shumica e grupit ka gjashtë vite që fiton titullin, ia bën më të lehtë. Po prapë kjo nuk do të thotë se vendos gjithçka, pasi nesër (sot) Kukësi mund të shkëlqejë dhe ta mbyllë ndeshjen shumë shpejt.

A mund t’i quajmë veriorët favoritë për të fituar këtë takim?

Të dyja skuadrat i njoh mirë, pasi i kam stërvitur pjesën më të madhe të lojtarëve dhe duke parë ecurinë e tyre në gjithë sezonin, mendoj që favorit për të fituar është Kukësi. Në ndryshim nga vitet e tjera, Skënderbeu këtë sezon ka pësuar më shumë gola. Edhe fusha i përshtatet shumë më mirë Kukësit, pasi stërvitet në një terren të tillë.

Nga ana tjetër, me Skënderbeun ndodh e kundërta, pasi luan në fushë me bar natyral. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi edhe fusha e Kukësit është më e vogël se e stadiumeve të tjera. Një lojtar që është mësuar në këto terrene, merr masa të mira edhe sa u përket këpucëve që vesh.

Kush mendoni se mund ta bëjë diferencën në këtë takim?

Gjithmonë Kukësi i ka zgjidhur ndeshjet me pasimin e gjatë të Pejiç apo goditjet standarde. Janë disa lojtarë që mund ta zgjidhin këtë ndeshje, këtu fut edhe Eminin. Pres një ndeshje me shumë dyluftime dhe varet se si skuadrat do ta menaxhojnë ecurinë e lojës.Kukesi-Skenderbeu

Rastet do të jenë të pakta dhe mendoj se nuk do të ketë gola. Skënderbeu do të mundohet të luajë më shumë me kundërsulm, duke shfrytëzuar një lojtar të nivelit të lartë si Latifi, që është fat që luan në kampionatin shqiptar.

Nëse Kukësi merr masat e nevojshme për Latifin, atëherë do të jetë edhe më pranë fitores. Por, e theksoj se do të jetë një lojë e mbyllur, prandaj dhe mendoj që mund të ketë vetëm një gol ose asnjë.

Klubi korçar kërkoi gjyqtarë të huaj, por FSHF refuzoi. Si e shpjegoni?

Në një ndeshje të tillë, FSHF me patjetër duhet të sillte një arbitër të niveleve të larta, madje jo nga vendet ballkanike. Natyrisht që polemika do të ketë, por përderisa është vendosur një arbitër shqiptar, atëherë ai duhet të japë garanci për të mbajtur një ndeshje në mënyrën më të mirë.partizani kukesi jug

Edhe për gjyqtarin presioni është i madh, por nuk mund të pranohen në këtë ndeshje gabime si ato të javëve të fundit, ku arbitrat kanë dhënë penallti skandaloze. Më kanë parë sytë raste të turpshme të javëve të fundit në Kategorinë Superiore.

FSHF duhet t’i japë fund një herë e mirë këtij problemi, pasi nuk mund të ecet më me presione dhe ryshfete tek arbitrat. Larg abuzimeve dhe presioneve politike nga deputetë që influencojnë. FSHF duhet të jetë mbi të gjithë, ta bëjë ajo ligjin me arbitrat, jo të tjerët.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"