Presion për pikët, Kamza luan vetëm për fitore në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 10:24

Presion për pikët, Kamza luan vetëm për fitore në Lushnjë

Kamza luan vetëm për fitore në Lushnjë. Edhe pse do të ndeshen me ekipin e vendit të fundit, ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu e ka marrë më shumë se seriozisht këtë 90-minutësh.

kamza

Çdo gabim do tu kushtonte dhe sidomos këtë javë kur kanë luksin që të rikuperojnë pikë falë përballjes direkte të rivalëve.

Çdo rezultat në Kukësi-Laçi do i jepte të drejtën kamzlinjve që të përmirësonin pozitat, ndaj drejtuesit u kanë kërkuar futbollistëve që të luftojnë deri në sekondat e fundit në “Roza Haxhiu”.

Kamza-Skenderbeu-470x313

Fakti që luhet pa tifozë, duket si një “bonus”, ndaj të besuarit e Ndreut do bëjnë çmos që të dalin me pikët e plota nga kjo transfertë.

Mungesat edhe këtë javë nuk mungojnë, ndërsa Vangjel Zguro mungon për shkak të kartonëve, ndërsa Steven Raçiç për problem fizike. Megjithatë, rikthehen Hektor Idrizaj, që do të luajë si mbrojtës i majtë dhe Fukui që ka ezauruar pezullimin.

olkl

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"