Presidenti Meta nderon maratonomakun shqiptar: Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2019 | 18:29

Presidenti Meta nderon maratonomakun shqiptar: Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar ambasadorin e vrapit në Shqipëri, Sotir Qiriaqin, për maratonën e tij të 157-të të zhvilluar në gjithë karrierën e tij.

ilir meta sotir qiriaqi

Qiriaqi ngriti flamurin shqiptar në Goteborg të Suedisë, dhe presidenti Meta e uron maratonomakun shqiptar, për veprimtarinë e tij ndër vite, dhe mesazhin e përcjellë tek të rinjtë.

POSTIMI I ILIR METËS

Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!

Në respekt të ambasadorit të vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka realizuar 157 të tilla në të gjithë botën dhe ngriti flamurin shqiptar në Göteborg të Suedisë. Veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e karakterizur nga motivi sportiv dhe human, duke patur si qëllim mesazhin për paqen dhe dashurinë.

Një model frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë për një jetë aktive, sportive e të shëndetshme. Respekt dhe përulje!

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"