Presidenti i UEFA-s shfryn ndaj Anjelit: Superliga? Shpikje e atyre italianëve që fitojnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 15:36

Presidenti i UEFA-s shfryn ndaj Anjelit: Superliga? Shpikje e atyre italianëve që fitojnë…

Pandemia ka vendosur të gjithë sistemin e futbollit në provë të vështirë dhe jo vetëm nga pikëpamja financiare. Në sfond flitet për krijimin e një Superlige për klubet më të rëndësishme të Europës, por që mund të ndryshojnë edhe të ardhmen e Europianit (shtyrë në vitin 2021) dhe kampionateve.

ceferin

“Duhet të jemi optimistë. Do të mbyllim kampionatet dhe luajmë Europianin. Të shohim me apo pa spektatorë”, tha presidenti i UEFA-s, Ceferin. Në Itali ka nga ata që mendojnë për ndryshimin e formatit të kampionatit, duke pro-
pozuar “play off”, por drejtuesi i qeverisë europiane të futbollit thotë: “Vendimi i takon çdo lige, por modeli i përdorur për kompeticionet europiane nuk besoj se është i realizueshëm në kampionate.

Nuk është e drejtë të luash gjithë vitin dhe pastaj të eliminohesh duke humbur një ndeshje të vetme”. Pastaj një shigjetë në drejtim të Anjelit sa i përket planit për Superligën: “Është një shpikje italiane, nuk është një propozim yni, edhe për faktin se do të ishte një prej projekteve më të mërzitshëm në botë. Flasin dy apo tre klube që mendojnë se meritojnë
më shumë se të tjerët, por në të vërtetë fitojnë pak.

Nuk është një diskutim serioz, do të vriste futbollin dhe unë jam një kundërshtar i fortë”. Në fund dhe një koment për përdorimin e VAR-it: “Në disa kampionate loja ndërpritet shpesh dhe nuk është pozitive për futbollin.

Për mua, ka dyshime serioze sesi të interpretosh një prekje të topit me dorë, për pozicionin jashtë loje 1 apo 2 cm dhe për portierin që gjatë penalltisë penalizohet se ka kaluar vijën fatale për pak cm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"