Presidenti i nderit të Bajernit nuk i kursen kritikat: Vegjetarianët sëmuren më shpesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 13:39

Presidenti i nderit të Bajernit nuk i kursen kritikat: Vegjetarianët sëmuren më shpesh

Uli Hënes është njeriu i fjalëve të qarta. Ai gjithmonë kërkon të provokojë njerëzit me batutat e tij. Së fundmi ai ka “sulmuar” njerëzit që nuk konsumojnë mish ose ndryshe të quajtur, vegjetarianë.

henes

Sipas presidentit të nderit të skuadrës së Bajernit, ky grup njerëzish është duke bërë një jetë shumë të komplikuar.

“Nuk e kuptoj këtë dietë me këta njerëz, më shumë e kam me veganët se vegjetarianët. Këta njerëz sëmurën më shpesh nga të gjithë, gjithmonë dhe më shumë. Teprimi me këto dieta është një rrezik. Unë për vete kam hequr dorë nga mishi, edhe pse jo plotësisht”, tha Hënes.

Ironike, pasi Hënes njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm të salçiçeve në Bavari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"