Presidenti Bizhdili gati për “sforco” për ngjitjen, Besa kërkon 3 afrime nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 10:34

Presidenti Bizhdili gati për “sforco” për ngjitjen, Besa kërkon 3 afrime nga Superiorja

Te Besa e kanë më shumë se të qartë që rikthimi në elitë kërkon cilësi dhe përvojë. Dhe këtu nuk është fjala thjesht për futbollistë me moshë të madhe që kanë shumë kampionate mbi supe në Kategorinë e Parë, por për elementë Superioreje.

besa

Nga burime pranë presidentit Nexhat Bizhdili mësohet se synohet blerja e të paktën tre lojtarëve të tillë dhe kërkimet kanë nisur. Për emrat është ende e vështirë, sepse është faza fillestare e bisedimeve. Deri më sot janë konfirmuar vetëm dy afrime të lojtarëve të rinj, korçari Shaqe që luajti te Tomori dhe Hoxha që vjen nga akademia “Vllaznia”. Mbetet për t’u parë nëse nga kontingjenti i kampionatit të fundit do të ketë ndonjë largim apo jo.

ObRGANIKA – Janë shumë futbollistë që kanë kontratë me Besën, me afate 2-3 apo edhe 5-vjeçare, siç janë Kullolli, Çelhaka, Biba, Mihani, Cara, Deliu dhe Dobjani. Nga “jabanxhinj” ka bindur kapiteni Miraka, si dhe 20-vjeçari shijakas Ndraxhi. Kishte edhe nga ata që ikën pa u mbyllur mirë kampionati dhe këtu u referohemi emrave si Danaj, Mziu, Mëllugja, Çaçon dhe Çekiçi e Dikson.

Strategjia që ka zgjedhur kreu i klubit është mbështetja te lojtarët e rinj të talentuar. Dhe krahas emrave të mësipërm, nuk mund të harrojmë edhe ata kosovarët: Shaljani, Krasniqi, Thaçi dhe Zeqiri. Ndaj, afrimi i 3 lojtarëve me përvojë në elitën e futbollit, gërshetuar me lojtarët aktualë të kavajasve edhe disa prej tyre me shumë përvojë, mund të jenë “çelësi” i suksesit.

Presidenti dhe stafi teknik me Maganin në krye do të kenë kohë për plotësimin e grupit deri më 15 korrik, ditë kur është përcaktuar që Besa të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Burime të rezervuara zbulojnë se ndoshta emri i parë i 3 afrimeve të pritshme do të mësohet ditën e enjte. Deri atëherë duhet të presim jo pa kërshëri për të zbuluar të parin. Kujtojmë se reparti më dificitar që verdhezinjtë kanë është sulmi. Aktualisht kanë mbetur vetëm Cara dhe Onuh, ndaj nuk përjashtohet mundësia që “goditjet” të nisin pikërisht nga ofensiva.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"