Prençi “qan” pikët ndaj Partizanit: Duhet të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 16:01

Prençi “qan” pikët ndaj Partizanit: Duhet të fitonim

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, pati të drejtë kur tha se të mos quhet e mbaruar ndeshja me Partizanin. Myzeqarët morën një barazim pas 83 ditësh, 12 humbje të njëpasnjëshme.

Prenci-sot

Kjo ishte dhe pika e parë e Gjylës pas katër humbjeve radhazi në krye të Lushnjës. Për “Panorama Sport”, trajneri Gjyla pas ndeshjes deklaroi: “Ua kam thënë që duhet të ecim paralel. Kam katër javë këtu dhe një trajner kërkon kohë. Nuk po them që ndaj Partizanit ishte e shkëlqyer. Mendoj se nga java në javë ekipi po rritet, vetëm që nuk po merrnim pikën. Ndaj Partizanit e kemi arritur edhe me lojë, me fitimin e lojtarëve të rinj, por edhe me marrjen e pikës.

Gjë për të cilën unë kam rezervat e mia. Jo se nuk kam asnjë rezervë, por lodhja fizike bëri të vetën. Ndeshjen edhe mund ta kishim fituar. Kemi pasur shumë raste. Është një rezultat pozitiv, që do të na nevojitet për çfarë kemi në plan për të ardhmen. Janë edhe pesë javë. Kjo ndeshje dhe ky rezultat ndaj Partizanit nuk duhet të na vërë në gjumë, sepse ndeshja, ndeshjes nuk i ngjan. Duhet të punojmë që të jemi më mirë radhës tjetër”.

lushnja partizani

Elvis Prençi

Golat në çastet e fundit i kanë mohuar Lushnjës 4 pikë, në dy ndeshje. Për këtë, qendërmbrojtësi Elvis Prençi, u shpreh: “Kemi bërë ndeshje të mira. I kishim shkuar afër një rezultati pozitiv. Me Kamzën humbën në minutat e fundit. Edhe me Flamurtarin në minutën e 85-të u mbyll ndeshja. E arritëm me Partizanin, ndonëse ishte më mirë të fitonim. Ky ishte fati ynë. Një trepikësh do të na bënte shumë mirë për moralin, për ambientin dhe frymën e re që është krijuar. Edhe barazimi mirë është. Kemi punuar në stërvitje, por situatat e lojës kështu janë”. Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"