Premio e pazakontë e Laportës për Barçën pas fitores, i blen gjithë skuadrës hamburgerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 17:58

Premio e pazakontë e Laportës për Barçën pas fitores, i blen gjithë skuadrës hamburgerë

Barcelona ka arritur një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në natën e të mërkurës në Ligën e Kampioneve duke mundur PSG-në në Paris. Një fitore që nuk garanton kualifikimin, por është një shtysë e rëndësishme edhe për moralin e ekipit në këtë periudhë shumë delikate të sezonit.

laporta

E ndërsa pritej eufori në radhët e katalanasve në një edicion ku jo shumë gjëra po shkojnë mirë, në vend të saj ka pasur heshtje. Mediat spanjolle tregojnë se ajo që u ka bërë përshtypje edhe vetë futbollistëve, është qetësia që ka shfaqur Huan Laporta. Presidenti i katalanasve njihet si një tip shpërthyes dhe euforik, i cili jo rrallëherë është shfaqur duke festuar si i çmendur në tribunë momente të rëndësishme të lojës së skuadrës.

Por mbrëmë ai është shfaqur shumë i qetë pas sfidës, duke mos bërë as fjalimin e zakonshëm para ekipit në dhomat e zhveshjes. Ai thjesht ka takuar një nga një të gjithë lojtarët duke u shtrënguar dorën dhe duke i përgëzuar “me tone të qeta”.

Nuk kishte as festë, as një urim pompoz. Përkundrazi, e vetmja gjë që bëri presidenti ishte që të sigurohej që një kompani e famshme prodhimi të hamburgerëve të sillnin të tillë për lojtarët në stadium para se të largoheshin drejt aeroportit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"