Precedentët me Turqinë, të besuarit e Panuçit rast për “revansh”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 17:05

Precedentët me Turqinë, të besuarit e Panuçit rast për “revansh”

Shqipëria do të luajë të hënën kundër Turqisë, në një ndeshje miqësore. Është përballja e dhjetë mes këtyre dy ekipeve. Ndër to, Shqipëria numëron tri fitore, vetëm dy barazime dhe katër humbje.

shqiperi turqi

Në takimin e datës 13 nëntor në Antalia, kuqezinjtë do të kenë shansin jo vetëm që të testohen për gjendjen aktuale apo edhe për ide ndryshe që mund të ketë trajneri, por edhe si një mundësi “revanshi” për të përmirësuar bilancin përballë turqve. Shqipëria ka përzgjedhur që të ketë vetëm një ndeshje miqësore, kundër Turqisë dhe jo duke i shfrytëzuar të dyja datat e lira për një tjetër ndeshje testuese.

ndeshjet me turqine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"