Precedentët e ndeshjeve me Kukësin, verilindorët janë preja e dytë e preferuar e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 11:13

Precedentët e ndeshjeve me Kukësin, verilindorët janë preja e dytë e preferuar e Partizanit

Kukësi në këtë sezon ka ditur t’i bëjë dëme Partizanit. Verilindorët kanë arritur të fitojnë një ndeshje në Kukës, kundrejt dy fitoreve të të kuqve. Ndeshja e fundit është mbyllur me suksesin e tyre, teksa pikët janë jetike për verilindorët dhe në përballjen e së dielës duan vetëm triumfin.

kukesi partizani

Nëse flasim për precedentët e së shkuarës, Kukësi është një nga rivalët e preferuar të Partizanit, të paktën që nga sezoni 2013-2014. Nga atëherë të kuqtë janë ndeshur 38 herë më Kukësin dhe kanë arritur të fitojnë 18 përballje.

Nëntë beteja janë mbyllur në barazim, ndërkohë që 11 herë kanë dalë fitimtarë verilindorët. Pas Teutës, skuadra e Hallaçit janë “preja” më e preferuar e “demave”. Tradita është e rëndësishme dhe te Partizani shpresojnë që ky aspekt të rëndojë mbi verilindorët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"